Messi në konferencën lamtumirëse për shtyp: Nuk jam gati për këtë, mendova se do të qëndroj këtu

Messi në konferencën lamtumirëse për shtyp: Nuk jam gati për këtë, mendova se do të qëndroj këtu

Lionel Messi është paraqitur në konferencën për shtyp, konferencë kjo që po cilësohet si historike.

Pas më shumë se 18 viteve me klubin e Barcelonës, Leo do të bëjë fjalimin e tij lamtumirës, para se të nis një aventurë të re, që me shumë gjasë do të jetë me PSG.

Messi është shfaqur shumë i emocionuar në konferencë. Fjalët e tij hyrëse, Periskopi ua përcjell më poshtë.

“Ditët e fundit kam menduar shumë për ato që mund të them. E vërteta është që nuk mund të mendoj për asgjë. Kjo është shumë e vështirë për mua. Të jem këtu gjithë jetën dhe tani nuk jam gati për këtë”, ka thënë Messi, transmeton Periskopi.

“Familja ime dhe unë ishim të bindur se do të qëndronim këtu në shtëpinë tonë. Menduam se do të jemi në Barcelonë.”

“Sot i them lamtumirë gjithë kësaj. Që kur isha 13 vjeç, pas 21 viteve, largohem me gruan dhe fëmijët e mi. Kjo është shtëpia jonë. Nuk kam dyshim se pas pak viteve do të kthehemi këtu. Këtu kemi shtëpinë”, shtoi Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: