Messi në konferencën e parë për shtyp te PSG: Jam i lumtur për transferimin, por largimi ishte i vështirë

Lionel Messi është po paraqitet në një konferencë shtypi, tashmë si lojtar i PSG.
Ylli argjentinas udhëtoi dje drejt Parisit për të zyrtarizuar marrëveshjen e tij me parisienët, kurse sot ai është paraqitur në konferencë për shtyp.
Lojtari është shprehur i lumtur për arritjen e marrëveshjes dhe ka thënë se po ndihet mirë me pritjen.
“Jam i lumtur që jam këtu, edhe pse ishte shumë e vështirë ta lija Barcelonën”, ka thënë Messi, transmeton Periskopi.
“Largimi ishte i vështirë por sapo arrita këtu, ndihem i lumtur dhe po shijoj arritjen këtu. Dua të stërvitem sa më shpejtë me shokët e skuadrës”, shtoi ai. /Periskopi/