Messi në konferencë për shtyp: Ky botëror është i veçantë për mua – Ndoshta i fundit për ta realizuar ëndrrën
Nesër me fillim nga ora 11:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë Saudite, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë të Botërorit për të dyja Kombëtaret.
Nga shumë analist të sportit Argjentina po konsiderohet si Kombëtarja e cila në fund do ta marr trofeun e Kupës së botës me Messin që është aty, shkruan Periskopi.
E në konferencën e parë për media të Argjentinës për këtë Botëror u paraqit edhe kapiteni Lionel Messi.
Messi tha se ky botëror do të jetë i veçantëpër të dhe i fundit për të plotësuar njërën nga ëndrrat më të mëdha.
“Ky botëror është i veçantë për mua. Ndoshta i fundit për ta realizuar ëndrrën”, tha Messi.