Messi në konferencë për shtyp edhe nesër, por në Paris

Messi në konferencë për shtyp edhe nesër, por në Paris

Lionel Messi duket se ka vendosur që të mbyllë të gjitha spekulimet në një kohë shumë të shpejtë.

Messi, aktualisht pa skuadër, duket se do t’i jap fund dramave, me paraqitjet e tij në konferenca shtypi ku do të sqarohet gjithçka.

Fillimisht Leo do të paraqitet në konferencë sot, në ‘Camp Nou’, në orën 12:00, por kjo me gjasë nuk do të jetë e gjitha.

Sipas Veronica Brunati, PSG kanë planifikuar një konferencë shtypi me Leo Messi, për ditën e nesërme,transmeton Periskopi.

Me gjasë, akordi verbal është arritur dhe në konferencën e nesërme do të zyrtarizohet çdo gjë.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë (konferenca me Messin) do të konfirmohet nga klubi parisien. /Periskopi/

Shpërndaje në: