Messi mbyll konferencën: Mund të fitonim edhe një Champions League, reduktova pagën në 50%, por kot

Messi mbyll konferencën: Mund të fitonim edhe një Champions League, reduktova pagën në 50%, por kot

Lionel Messi ka mbyllur konferencën e tij për shtyp, në një gjendje mjaft të rëndë emocionale.

Gjashtë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht), ka treguar se cilat ishin planet e tij me Barcelonën, por ka folur edhe për pagën.

“Klubi ka një borxh të madh dhe nuk duan ta bëjnë më keq. Unë bëra më të mirën për të qëndruar. Ne mund të fitonim edhe një Champions League. Një nga synimet e mia ishte të fitoja Champions League përsëri”, ka thënë Messi, transmeton Periskopi.

“Kisha reduktuar pagën për 50%, asgjë nuk u kërkua më shumë nga unë. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur. Ata nuk kërkuan reduktim tjetër prej 30%. ËSHTË GËNJESHTËR”, shtoi argjentinasi.

Me këto fjalë, Lionel Messi ka mbyllur konferencën për shtyp – atë që ishte një nga lamtumirat më emocionuese që ka njohur futbolli. Gjithçka mori fund me një duartrokitje të gjatë, shumë të merituar për numrin ikonën e Barcelonës. /Periskopi/

Shpërndaje në: