Messi kthehet nesër në ‘Camp Nou’

Messi kthehet nesër në ‘Camp Nou’

Lionel Messi vazhdon të jetë tema kryesore nëpër mediet botërore, sidomos në ato të sportit.

Ylli argjentinas, tashmë pa skuadër, vazhdon të jetë në një udhëkryq, duke u lidhur me skuadra si PSG, Man City, por edhe Chelsea.

Megjithatë, para se të nënshkruajë me një nga këto skuadra, Messi do të kthehet edhe një herë në ‘Camp Nou’, përcjell Periskopi.

Sipas Fabrizio Romano, Messi do të flasë nesër në stadiumin ku u rrit, por nuk dihet se çfarë mund të thuhet aty.

Gjasat janë të mëdha që Leo të bëjë fjalimin lamtumirës, pasi përmbysja e situatës duket praktikisht e pamundur. /Periskopi/

Shpërndaje në: