Messi kthehet në Barcelonë për një darkë mes miqsh me Xavi, Busquets dhe Jordi Alba
Ylli argjentinas i Paris St Gerain, Lionel Messi, ka bërë bujë të madhe me kthimin e tij në Barcelonë për të darkuar me Xavi Hernández, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Një darkë që shkaktoi lloj-lloj thashetheme, por që nuk ishte gjë tjetër veçse një takim mes miqsh i planifikuar prej kohësh.
Tre futbollistët dhe trajneri aktual i Barcelonës, i cili sot mbush 42 vjeç, janë gjetur në një restorant japonez në Uptown. Alba, Busquets dhe Xavi morën pjesë me partnerët e tyre përkatës në një darkë ku ishte i pranishëm edhe Pepe Costa, punonjës i klubit të Barçës.
Në fund të darkës, Leo Messi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë para gazetarëve që ndodheshin në derën e restorantit. Ai ndaloi vetëm për të nënshkruar fanellën e një tifozi të Barcelonës, por nuk donte të përgjigjej për një rikthim të mundshëm në skuadrën e kultit.
Rikthimi i Messit në Barcelonë përkon me mbylljen e merkatos së dimrit, megjithëse takimi i tij me ish-shokët e skuadrës nuk kishte asnjë lidhje me një rikthim të mundshëm në Can Bara. Ishte thjesht një darkë mes miqsh duke përfituar nga leja e dhënë nga trajneri i tij, Mauricio Pochettino, për parn e Ligue 1.