Messi jashtë listës së ngushtë të Topit të Artë për herë të parë që nga viti 2005
Ylli i PSG-së nuk është ne mesin e yjeve të listës finale që u zbulua sot (e premte)
Lionel Messi është lënë jashtë listës së ngushtë të Topit të Artë pasi që ylli i Paris Saint-Germain nuk është në mesin e listës së ngushtë të 30 futbollistëve të revistës France Football, që u zbulua të premten.
Messit kjo nuk i ka ndodhur prej vitit 2005, kurse nga të gjitha herët që është nominuar e ka fituar këtë çmim shtatë herë.
Shoku i tij i skuadrës, Neymar, është po ashtu njeri prej futbollistëve që nuk ja ka dalë të jetë në listën finale, teksa ish rivali i argjentinasit në La Liga, Cristiano Ronaldo, është në mesin e 30 lojtarëve të nominuar.
Paraqitja e Messit sezonin e kaluar
Duke luajtur sezonin e parë jashtë Barcelonës, Messi nuk i përmbushi standardet kur është në pyetje shënimi i golave në sezonin e tij të parë debutues me PSG.
Ai ia doli, megjithatë, të bëjë shumë asiste, pasi që ai asistoi në 14 gola dhe shënoi 11-të të tjerë në sezonin e tij të parë në Francë, i cili përfundoi me fitore të titullit të Ligue 1.
Me Kombëtare, ai ndihmoi Argjentinën ta fitojë Finalissiman duke shënuar shtatë herë në 15 ndeshje.
Historia e Messit për Topin e Artë
Argjentinasi për herë të parë u nominua për Topin e Artë më 2005, sezonin e parë kur luajti rregullisht për Barcelonën.
Messi përfundoi në top tre lojtarë më të mirë çdo vit, nga 2007-2018, duke e fituar këtë çmim pesë herë gjatë kësaj kohe.
Pasi nuk arriti ta fitonte atë më 2018, ai e fitoi çmimin më 2019 dhe më 2021, me Topin e Artë që nuk u mbajt më 2020 si rezultat i pandemisë së koronavirusit.