Messi: Jam i mërzitur që po largohem nga klubi, nuk ka kthim prapa, këtu përfundon epoka

Messi: Jam i mërzitur që po largohem nga klubi, nuk ka kthim prapa, këtu përfundon epoka

Messi ka bërë edhe një herë të ditur se ka dëshiruar qëndrimin te skuadra e Barcelonës.

Ylli argjentinas i ka dalë në mbrojtje edhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, duke thënë se e vërteta është sipas fjalëve të Laporta.

Më poshtë periskopi ua përcjell shpjegimin e Leo Messi.

“Ishte punë e kryer deri në momentin kur La Liga hapi telashe. Është siç ka thënë Laporta. Bëra gjithçka që munda për të qëndruar. Vitin e kaluar nuk doja të rrija, por këtë vit dëshira ishte, por mundësia jo. Është momenti më i vështirë në karrierën time. Nuk ka kthim prapa. Fundi është këtu”, ka thënë Messi.

“Jam i mërzitur sepse po largohem kur nuk e prisja. Barca është klub i madh. Lojtarë tjerë do të vijnë. Siç tha Laporta, klubi ka rëndësi më shumë sesa një lojtar. Do të jetë vështirë, por njerëzit do të mësohen”, shtoi ikona argjentinase. /Periskopi/

Shpërndaje në: