Messi i thotë JO arabëve
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të përballen me njëri-tjetrin në Arabinë Saudite.
Mediumi spanjoll, Sport është i sigurt për këtë, i cili flet për të ardhmen e ish-lojtarit të Barcelonës: Argjentinasi ka refuzuar propozimin faraonik të paraqitur nga Al-Hilal 600 milionë në dy sezone.
Ky refuzim nga Messi erdhi sepse ai dëshiron të vazhdon karrierën e tij në Evropë.
Paris Saint -Germain do të dëshironte rinovimin e kontratës, Barcelona ëndërron rikthimin e tij; në prapavijë është gjithmonë Inter Miami i David Beckham.
Mbetet të shihet për të ardhmen e tij.