Messi i kërkon falje Parisit: Po pres vendimin e klubit
Leo Messi i ka kërkuar falje Parisit për udhëtimin e tij në arabinë Saudite pa miratimin e klubit francez.
Messi bashkë me familjen e tij kanë udhëtuar drejtë Arabisë edhe pse argjentinasi nuk kishte marr leje nga PSG, shkruan Periskopi.
Sot Messi ka dale me një kërkim falje për klubin dhe kolegët e tij, si dhe thotë se po e pret vendimin e klubit për të.
“Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja.”
“I kërkoj falje shokëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua”, tha ai.
Leo Messi statement 🚨🇦🇷 #Messi
“I thought we were going to have a day off after the game as always. I had this trip organized and I couldn't cancel it. I had already canceled it before…”.
“I apologize to my teammates and I'm waiting for what the club wants to do with me”. pic.twitter.com/GBuarEgwSl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 5, 2023