Messi flet si lojtar i PSG-së: Mezi pres të hyjë në “Parkun e Princave”

PSG zyrtarisht ka kompletuar transferimin e yllit Lionel Messi.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër.
Menjëherë pas zyrtarizimit, Messi për faqen zyrtare të PSG-së ka dhënë një intervistë, ku bën të qartë se është i gatshëm për këtë sfidë.
“Jam duke shikuar përpara për këtë sfidë në karrierën time në Paris. Klubi dhe vizioni është perfektë në harmoni me ambiciet e mia. Mezi pres të hyjë në fushë në Parkun e Princave”.
“E di çfarë lojtarë më talentë dhe stafi si janë këtu. Jam i lumtur të ndërtojë pranë tyre diçka të madhe për klubin dhe tifozët”, deklaroi ai.
A new ? in Paris!
PSGxMESSI ❤️? pic.twitter.com/scrp1su9a6
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 10, 2021
Ndërkohë, Messi do mbajë numrin 30 në fanellë.