Messi flet rreth adaptimit në skuadër, thur lëvdata për Verrattin

Messi flet rreth adaptimit në skuadër, thur lëvdata për Verrattin

Lionel Messi nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin italian, Marco Verratti.

Lojtari argjentinas ka folur edhe për atë se si do të adaptohet me skuadrën e PSG, dhe ka bërë të ditur se primare për të është të ambientohet familja e tij.

“I kam thënë Leonardos se dua që familja ime të jetë mirë dhe rehat në Paris. Jam në një përvojë të re. Futbolli është i njëjtë në secilin vend dhe në dhomat e zhveshjes kam miq. Parisi është qytet spektakolar. Jemi mirë dhe të lumtur”, ka thënë Messi, përcjell Periskopi.

“Verratti është një nga më të mirët në botë për pozitën e tij. Ai është i jashtëzakonshëm. E njoh edhe personalisht”, shtoi lojtari më i mirë në botë. /Periskopi/

Shpërndaje në: