Messi flet për rëndësinë e Neymar dhe mundësinë që të përballet me Barcelonën në fushën e blertë

Lionel Messi është zënë ngushtë me një pyetje në konferencën për shtyp.
Messi është pyetur për mundësinë që të përballet në një ndeshje me Barcelonën, tashmë si lojtar i PSG.
“Mund të ndodh.. të gjithë e dinë afektin dhe dashurinë që kam për klubin ku kam qenë që kur isha i vogël. Do të jetë gjithmonë shtëpia ime dhe do të shihet nëse kryqëzohen rrugët tona në Evropë. Do të ishte e sikletshme për mua të kthehem në ‘Camp Nou’ me një fanellë tjetër, por futbolli është kështu”, ka thënë Messi, përcjell Periskopi.
Ai është pyetur edhe për Neymar dhe rëndësinë e shokëve tjerë që ka te PSG.
“Kam shumë fytyra të njohura në dhomat e zhveshjes dhe t’i shoh si skuadër më bën të ndihem mirë. Të dy PSG e unë, kemi parë për objektiva të njëjta dhe shpresoj që t’i arrijmë së bashku. Neymar, Di Maria, Paredes… kam shumë shokë aty”, tha Messi. /Periskopi/