Messi flet për gjasat që PSG ka në Champions League: Nuk fitojnë gjithmonë më të mirët

Messi flet për gjasat që PSG ka në Champions League: Nuk fitojnë gjithmonë më të mirët

Lionel Messi nuk është i bindur se PSG do ta fitojë Champions League këtë sezon.

Padyshim tani skuadra me fondin më të mirë të lojtarëve, PSG, shihet favorite për CL.

Por, kjo nuk zgjidh të gjitha problemet, sipas Messi.

“Mund të kesh skuadër të mirë dhe të mos fitosh në Champions League. Është kompeticion ku luajnë më të mirët dhe duhet skuadër e bashkuar dhe e fortë. Mendoj se kemi këtë skuadër, por duhet edhe fat, sigurisht. Më të mirët jo gjithmonë triumfojnë. Është turne special dhe i rëndësishëm. Kam thënë gjithmonë se ëndrra ime është ta fitoj përsëri. Mendoj se jam në vendin e duhur”, ka thënë Messi.

Messi ka fituar edhe më parë këtë trofe, sa ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës. /Periskopi/

Shpërndaje në: