Messi flet pas takimit: Ne po shkojmë për ndeshjen e fundit, që ishte ajo që donim
Tashmë ka përfunduar gjysmëfinalja mes Argjentinës dhe Kroacisë, dule ky në kuadër të botërorit të Katarit.
Messi me shokët e skuadrës e ka eliminuar Kroaciën me rezultatin final në 3:0, shkruan Periskopi.
Argjentina tani do ta pres fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Francës dhe Marokus që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.
Pas ndeshjes ka folur edhe kapiteni i Argjentinës, Leo Messi i cili u tregua shumë i emocionuar për këtë arrtije.
“Ndjej shumë gjëra, është shumë emocionuese të shohësh të gjitha këto. Duke parë njerëzit, familjen gjatë gjithë Kupës së Botës ishte diçka e pabesueshme. Ne po shkojmë për ndeshjen e fundit, që ishte ajo që donim”, tha Leo Messi.