Messi është lojtar i PSG, por Atletico tentoi nënshkrimin e tij deri në minutat e fundit
Duket se vizitat e Luis Suarez në shtëpinë e Messit nuk ishin të rëndomta.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Lionel Messi ka arritur marrëveshje me skuadrën e PSG, por, në garë për Leon ka qenë edhe një tjetër skuadër.
Ignacio Miguelez bën të ditur se trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, i ka telefonuar personalisht yllit argjentinas, transmeton Periskopi.
Messi dhe familjarët e kishin shqyrtuar ofertën për të qëndruar në Spanjë, por një gjë e tillë nuk u bë e mundur.
Tani, Leo pritet të marrë fluturimin për në Paris, ku sot mund t’i kryej testet mjekësore.
Gjashtë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht) do të ketë kontratë valide deri në vitin 2024, me nga 35 milionë euro neto për sezon. /Periskopi/