Messi akoma nuk ka biletë fluturimi, tifozët e PSG vërshojnë në aeroportin e Parisit
Lionel Messi pritet që të transferohet te skuadra e Paris Saint Germain, në Francë.
Tifozët e skuadrës së PSG janë shumë të entuziazmuar nga raportimet e fundit të medieve botërore, të cilat lidhin Messin me skuadrën e tyre.
Dje, Leo është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës në një që do të njihet si konferenca për shtyp më emocionuese në histori të sportit.
Tani, Messi thuhet të ketë pranuar ofertën e PSG, e cila duket ta ketë bindur dhe tashmë pritet të kryhen vetëm testet mjekësore.
Nuk dihet akoma se kur argjentinasi do të niset drejt Parisit, por kjo nuk i ka penguar tifozët e PSG të dalin tek aeroporti, transmeton Periskopi.
Situatë e ngjashme ishte edhe dje para stadiumit të Barcelonës, kur tifozët prisnin arritjen e Messit për konferencën për shtyp. /Periskopi/
PSG fans are currently outside the main airport waiting for the arrival of Leo Messi. ??? pic.twitter.com/v4otbZAcXu
— FutbolBible (@FutbolBible) August 8, 2021