Mësoni si të bëni vathë me rruaza në kushte shtëpie
Me shumë pak punë dhe gjëra ju mund t’i krijoni edhe vetë bizhuteritë tuaja. Nuk ka nevojë për shumë përkushtim, teknikë dhe mjete, janë hapa të thjeshtë që mund t’i bëjë secila nga ju.
Kjo është mënyra për të bërë vathë me rruaza;
Hapi: 1
Zgjedhni gjilpëra të cilat janë me kokë, si këto në foto, sa i përket përmasave të saj, i zgjidhni sipas dëshirës.
Hapi: 2
Zgjidhni rruaza me vrimë, të cilat duhet t’i vendosni në gjilpërë. Mund të zgjidhni rruaza të formave dhe ngjyrave të ndryshme për të eksperimentuar sa më shumë.
Hapi: 3
Shtoni rruazat derisa të keni lënë 1.5 cm hapësirë në fund të gjilpërës.
Hapi: 4
Përdorni një palë pinca të vogla për të kthyer fundin e gjilpërës në një kënd 90°.
Hapi: 5
Përkuleni me pinca fundin e gjilpërës për t’i dhënë formën e duhur vathit.
Ndiqni udhëzimin në foto.