Mësoni rregullat e reja të kirurgëve amerikanë se si ta mbroni zemrën tuaj

Mësoni rregullat e reja të kirurgëve amerikanë se si ta mbroni zemrën tuaj

Problemet kardiovaskulare dhe dietat e shumta për një zemër të shëndetshme janë një nga diskutimet më të mëdha deri tani, derisa ekspertët fillojnë rekomandimet e tyre nga pilulat e ndryshme, lëngjet e frutave e deri tek mospërdorimi i glutenit.

Sipas tyre gjithmonë duhet ndjekur rregullat e modës së vjetër: fruta dhe perime, arra dhe proteina me bazë bimorë.

Mirëpo gjithë ajo çfarë në kemi besuar se është e shëndetshme del se nuk është e tillë, kjo në bazë të hulumtimeve të fundit të bëra nga një grup i ekspertëve mjekësor në SHBA, ku thuhet se dietat e deritanishme nuk janë aspak të shëndetshme dhe se kardiologët duhet të shikojnë me kujdes lidhjen me ushqimet, kur këshillojnë ato.

Ata gjetën se në shumicën prej tyre preferohej gjithmonë të hahet shumë fruta, perime, drithëra, arra dhe gjithashtu ato përfshinin sasi shumë të kufizuara dhe të varfra të mishit, peshkut, produkte me yndyrë shumë të ulët, dhe vajra bimore të lëngshme.

I habitshëm ishte fakt i mospërdorimi të vezëve, sipas Dr.Freeman pjesë e ekipit hulumtues thuhet se vezët nuk duhet të konsumohen për shkak të rrezikut të lartë të kolesterolit, ndërsa përdorimi i vajrave bimorë edhe pse është konsideruar si më i shëndetshmi për zemër, nëse konsumohet vazhdimisht rrit rrezikun për çmenduri, “Dementia”.

Ngjajshëm ka ndodhur edhe me frutat dhe perimet, nëse ato hahen së bashku në formë të lëngut, “Juce”, rrit rrezikun e kalorive të shumta ndërsa përdorimi i rasteve kur produktet nuk kanë gluten keqinterpretohet sepse pikërisht atëherë ekziston rreziku ndaj alergjive të ndryshme të qumështit.

Udhëzimet e reja tani preferojnë një dietë me bazë bimore, ose Mesdhetare e cila gjithashtu është me bazë bimore, fruta e perime, në veçanti manaferrat të cilat janë burimi më i shëndetshëm dhe më i dobishëm i antioksidantëve që zvogëlojnë rrezikun e problemeve të zemrës.

Deri në vitin 2030, shpenzimet direkte mjekësore për sëmundjet e zemrës priten të trefishohen nga 273 miliardë dollarë, në 818 miliardë. /Periskopi/

Shpërndaje në: