Mësoni nëse veza është e shëndetshme
Veza e shëndetshme, normalisht, vjen nga pula e shëndetshme! Prandaj, ushqimi i drejtë i shpezëve shtëpiake ka rëndësi të jashtëzakonshme për vezë të shëndetshme.
Pula patjetër duhet të ketë vend të mjaftueshëm për të lëvizur, si edhe ajër të pastër.
Pulat e mbyllura në hapësirë të vogël me siguri nuk do të japin vezë të cilësisë së njëjtë si ato të cilat jetën e kalojnë në kushtet e sipërpërmendura.
Sot do t’ju tregojnë se si t’i dalloni vezët e mira dhe të të shëndetshme nga ato të tjerat, transmeton Telegrafi.
Gjithmonë kini parasysh këto gjëra:
1. Ngjyra e së verdhës së vezës
Ngjyra ideale e së verdhës së vezës do të duhej të ishte sa më afër të portokalltës!
Pra, më mirë shmangni vezët me të verdhë të shndritshme.
2. Trashësia e së verdhës së vezës
Sa më e trashë të jetë, aq më mirë! Vezët e shëndetshme janë më të trasha dhe plot përbërës ushqyes.
3. Trashësia dhe dendësia e lëvozhgës
Është e vështirë të vlerësohet lëvozhga vetëm në bazë të shikimit! Do të duhej të shqyrtoni dukjen e lëvozhgës dhe të konstatoni karakteristikat e saj. Vezët e shëndetshme do të keni lëvozhgë më të fortë dhe më të trashë!
Mos hezitoni të kontaktoni fermat lokale dhe të pyesni për kushtet nën të cilat i mbajnë dhe i ushqejnë pulat.