Mësoni çfarë mendojnë me të vërtetë meshkujt për depilimin në zonat intime
Qimet pubike ekzistojnë, ashtu si marrëdhëniet seksuale dhe nuk ka pse t’i shmangim nga diskutimi. Është sigurisht interesante të kesh një ide çfarë mendojnë meshkujt për qimet atje. Me këtë qëllim HuffingtonPost dhe AskMen.com kanë bërë një sondazh duke pyetur 5 mijë meshkuj për preferencat e tyre. Përfundimet janë më poshtë bashkë me komentet e redaksisë së Huffington Post që nisin me “çfarë mendojnë meshkujt me të vërtetë për qimet pubike të femrave” dhe mbyllen me “jo se femrave u bëhet shumë vonë”.
Ja pyetjet dhe përgjigjet me përqindje nga sondazhi
Cilat janë preferencat tuaja?
41 % depilim total “brazilian”
38 % depilim shumë i rregullt, por një grua duhet të ketë diçka
15 % nuk ka rëndësi, si të ndihet më mirë gruaja
5 % natyrale
1 % tjetër
A jeni ndarë nga një femër për shkak të ndonjë surprize të papëlqyer?
91 % jo
9 % po
A ndjeni presion për veten?
48 % nuk ndiej presion, por më pëlqen të jem ok
20 % nëse ajo depilohet që të më pëlqejë mua, edhe unë do e bëj për të
20 % në ditët tona meshkujt duhet të kujdesen më shumë për veten
12 % jo.