Mësoni arsyet pse qentë mund të ju sulmojnë dhe çfarë duhet bërë
Qentë sulmojnë:
- Nga frika
Njeriu është frika më e madhe e qenve dhe kafshëve në përgjithësi. Tek kafshët shtëpiake apo edhe endacake, si macet dhe qentë, shumë e lehtë është “zbutja” e tyre dhe përfshirja e tyre në shoqëri.
Më poshtë keni disa prej tyre që rekomandohen nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve pjesë e të cilave janë të gjithë veterinarët;
Si?
- a) Duke i kastruar/sterilizuar, në mënyrë që mos të ndjehen territorial në vendet publike dhe që mos të shumohen më tej në mënyrë të pa kontrolluar; (në një publikim tjetër, do të paraqiten disa hulumtime mjekësore ndërkombëtare, mbi efektet biologjike të kastrimit/sterilizimit);
- b) Duke u sjellur mirë ndaj tyre; mos të keqtrajtohen dhe përndiqen si të vegjël! Kjo është pika kyçe.
- Nga uria dhe ankthi i humbjes së rezervave të ushqimit (më së shumti mbeturinave);
Ngaqë në Kosovë, në çdo cep kemi mbeturina të pa mbledhura, qentë nganjëherë mund të ndjehen të rrezikuar nga njerëzit, sa i përket ushqimit të tyre, mbeturinave (sepse mund të mendojnë që dikush do i pengon për tu ushqyer) – që janë pikërisht ato vende ku komunitetet e caktuara të lagjeve i gjuajnë ato.
Reagimi i tyre agresiv, është më i rrallë në vendet urbane – sepse qentë janë të mësuar me njerëz dhe kuptojnë që ata, në një mënyrë, sigurojnë “ushqim” për ta, duke hedhur mbeturinat e tyre.
Në vendet rurale, qentë, nganjëherë nuk janë të mësuar me prezencë të madhe të njerëzve gjatë orëve të mëngjesit apo mbrëmjes dhe mund të reagojnë keq dhe me agresivitet, për të mbrojtur “ushqimin” e tyre.