Mësohet se kur do të dal në shitje iPhone 8

Mësohet se kur do të dal në shitje iPhone 8

Pas thashethemeve të fundit se iPhone i ardhshëm mund shtyhet deri në 2018, një lajm i sigurtë vjen nga Kina.

iPhone 8, pajisja që duhet të festojë 10-vjetorin e telefonit të Apple, do të publikohet në shtator dhe në shitje do të dalë në tetor, duke respektuar tabelën normale të kësaj marke.

Është e përditshmja ekonomike në gjuhën kineze Economic Daily News, sipas të cilës furnizuesit aziatikë të përbërësve elektronike të smartphone janë gati të nisin prodhimin.

Tmsc, Zhen Ding Technology, Kinsus Interconnect Technology dhe Simplo Technology, shkruan gazeta, kanë në program të nisin prodhimin në qershor. Ndërkaq, në Foxconn dhe në dy stabilimente të tjera, Winston dhe Pegatronpo merren me punësimin dhe trajnimin e personelit që do të merret me montimin e iPhone 8, dhe 7s e 7s Plus.

Në ndryshim nga këta dy të fundit që do të jenë një përditësim i modeleve aktuale, iPhone 8 duhet të jetë një smartphone inovativ. Gjithnjë sipas thashethemeve tasti fizik “Home” do të zhduket dhe të do të integrohet nën ekranin Oled prej 5.8 polsh.

Shpërndaje në: