Mësohet se kur do të zhvillohet ndeshja kthyese mes Klaksvik dhe Ballkanit
Ballkani e ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit në ‘Play-off’ të Conference League.
Skaudra kosovare ka triumfuar me rezultat 3 me 2 ndaj Klaksvik.
Ishte një paraqitje e mirë nga të drejtuarit e Ilir Dajës, të cilët pjesën e parë e mbyllen me avantazh të dy golave.
Gripshi dhe Korenica shënuan në 45 minutat e parë, kurse Albion Rrahmani shënoi me të filluar pjesa e dytë.
Kletsskard shënoi dy golat për skuadrën mysafire, e cila ringjalli shpresat pas rezultatit që deri në minutën e 69-të ishte duke humbur 3 me 0.
Ky është një rezultat për futbollistët e Ballkanit, të cilët e zhvillojnë ndeshjen kthyese pas një jave, respektivisht me 11 gusht, ora 20:00.