Mësohet ora se kur do të ngjitet në ring boksieri shqiptar, Shefat Isufi
Boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi sonte në Mynih të Gjermanisë lufton për titullin e botës për brezin WBF.
Kundërshtari i Isufit është Grigor Saruhanian, ndërsa meçi pritet të fillojë nga ora 23:00, shkruan Periskopi.
Kjo është ndeshjen e rëndësishme për 32-vjeçarin i cili ka 38 ndeshje, 32 i ka fituar, 4 i ka humbur dhe ka mbetur me 2 barazime.