Mësohet gjendja e të plagosurit në Drenas, të cilit ia vranë edhe djalin
![Mësohet gjendja e të plagosurit në Drenas, të cilit ia vranë edhe djalin](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/04/afg.jpg)
Mbrëmë në orët e vona, në fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një tragjedi.
Në pyllin e këtij fshati i vdekur ka mbetur një 15 vjeçar, ndërkaq i plagosur rëndë është babai i tij, Bekim Muja.
Nga ana tjetër, i plagosuri po vazhdon të kurohet në QKUK dhe gjendja e tij po vlerësohet të jetë shumë e rëndë.
Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka thënë se pacienti në fjalë ka lëndime të rënda në kokë, më konkretisht në indin e trurit.
“Pacienti është sjellë mbrëmë pasi që ka marrë lëndime në regjionin e kokës me armë zjarri. Është sjellë në Qendrën Emergjente dhe janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, është vendosur për intervenim kirurgjik, i cili është kryer nga ana e neurokirurgut mbrëmë. Pacienti ka lëndime shumë serioze në indin e trurit, gjegjësisht në kokën e tij”, tha ai për IndeksOnline.
“Ka lëndime shumë të rënda, vazhdon të qëndrojë në gjumë me barna dhe i lidhur për ventilatorë”, ka shtuar tutje ai.
Ndryshe, rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.
Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.
Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).
Njëti nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”