Mësohet arsyeja pse Ramos u inkuadrua në katër minutat e fundit të ndeshjes kundër Kosovës

Mësohet arsyeja pse Ramos u inkuadrua në katër minutat e fundit të ndeshjes kundër Kosovës

“Unë di të marr vendime dhe të jem një lider, dhe kjo është shumë e vështirë sepse egoja e lojtarëve thith gjithçka, por Sergio e ka nën kontroll”. Kështu argumentoi Luis Enrique kur duhej të shpjegonte katër minutat e kohës së lojës që iu dhanë në ndeshjen kundër Kosovës.

Sergio Ramos është më afër të bëhet lojtari me më shumë ndeshje në histori. Lojtari i Real Madridit u inkuadrua në katër minutat e mbetura dhe kështu bëri ndeshjen e tij të 180-të me fanellën e Spanjës.

Kështu Ramos tejkaloi futbollistin e Omanit Ahmed Mubarak dhe tani ka vetëm egjiptianin Ahmed Hassan me katër ndeshje më shumë, përcjellë KosovaPress.

Qendërmbrojtësi ka arritur këtë shifër në 16 vjet e pesë ditë, e cila është koha që ka kaluar që nga thirrja e tij e parë. Me ndeshjen e djeshme ai është tashmë futbollisti që ka mbrojtur më gjatë fanelën e Spanjën, duke mundur Casillasin, i cili kaloi 15 vjet dhe 364 ditë.

Sidoqoftë, prania e tij kundër Kosovës gjeneroi polemikë, sepse ai ndërhyri vetëm për të shtuar një ndeshje tjetër në regjistrin e tij, rrugës për rekordin e tij për ndeshje. Kundër Greqisë, Ramos luajti 45 minuta dhe kundër Gjeorgjisë ai nuk luajti fare.

Shpërndaje në: