Mësohet arsyeja pse Armando Broja ende nuk është shitur nga Chelsea

Mësohet arsyeja pse Armando Broja ende nuk është shitur nga Chelsea

Armando Broja vazhdon të jetë ende një futbollist i Chelseat, përkundër se interesimi për shërbimet e tij nuk ka munguar.

Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e klubit londinez dhe e ardhmja e tij duket larg Stamford Bridges.

Megjithatë Chelsea nuk do ta shes nën çmimin e kërkuar pasi nga shitja e shqiptarit synojnë të fitojnë shumë.

The Sun ka raportuar se londinezët nga largimi i Brojës duan të fitojnë hiq më pak se 40 milionë euro.

Në fakt Evertoni i ka bërë një ofertë zyrtare prej 32 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Chelsea.

Armando Broja

Interesim për transferimin e sulmuesit shqiptar kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Ipswich Town, Southampton dhe Wolverhampton Wanderers.

Broja ishte në listën e dëshirave edhe të West Ham, por Çekanët tanimë kanë nënshkruar me gjermanin Niklas Fullkrug duke u larguar nga gara për shqiptarin. /Telegrafi/

Shpërndaje në: