Mësohen gjyqtarët për ndeshjen Kosovë – Spanjë
Kosova luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, përballë Spanjës.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Dardanët do të synojnë befasinë e madhe kundër ‘Stuhisë së Kuqe’.
Për këtë ndeshje janë zbuluar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë, përcjell Periskopi.
Gjyqtari kryesor është skocezi Bobby Madden, kurse ndihmësit e tij do të jenë Davir Roome dhe Sean Carr, po ashtu nga Skocia që të dy.
Në dhomën e VAR kryesori do të jetë Jarred Gavan Gillett nga Australia dhe ndihmohet nga anglezi Nick Hopton.
Gjyqtari i katërt i takimit ndërkohë do të jetë David Munro nga Skocia.
Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet nesër (8 tetor), me fillim nga ora 20:45. /Periskopi/