Mësimi gjithëditor, Abdixhiku thumbon pushtetin: Jehona nuk e kaloi verën duke vëzhguar kërcimet dallëndyshe në Ujman

Mësimi gjithëditor, Abdixhiku thumbon pushtetin: Jehona nuk e kaloi verën duke vëzhguar kërcimet dallëndyshe në Ujman

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për vendimin që në disa shkolla në Prishtinë nga 1 shtatori të nisë mësimi gjithëditor.

Ai tha se kjo ishte ide e drejtoreshës së arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku- Sadriu, që e kishte dhënë posa e kishte marrë mandatin në shkurt.

Abdixhiku ka ndarë detaje të idesë së Lushakut.

“Jehona kishte tjetër ide. Ajo donte mësimin gjithëditor për fëmijë. Fëmijë që rrinë në shkollë, si çdo fëmijë tjetër në Evropë! Donte t’i bënte fëmijët e klasave 1-5, ata më të vegjlit dhe më të ndjeshimit, bashkë në shkolla të njëjta. Në Reformën e Jehonës, ata do të nisin mësimin në ora 8:00. Në ora 12:00, nuk do të liheshin të lirë, por do të hanin drekë – në shkollë. Nga aty deri në ora 15:00 do t’i bënin detyrat e shtëpisë siç dhe do t’i bënin aktivitetet sportive e kulturore. Për të bërë këtë, disa shkolla duhej bashkuar, disa të tjera duhej ndarë e bartur, të gjitha duhej rinovuar në tërësi. Shkollat, mbi të gjitha, duhej pajisur me kuzhina të reja, korridoret me rafte për secilën fëmijë, kujdestarët mësimdhënës të shtoheshin në punë, e mbi të gjitha, të zhvilloheshin konsultime me prindër, mësimdhënës e akterë – të gjitha para shtatorit.”

Ai e thumboi qeverinë, duke thënë se nënkryetarja Lushaku nuk e kaloi verën “në vëzhgim të kërcimeve dallëndyshe në Ujman”.

“Ajo zhvilloj konsultime me prindër. Bashkoj mësimdhënësit. Kontraktoj renovues, inspektoj çdo ditë kuzhinat e reja ku do të shërbehej ushqim cilësor për fëmijë. Jehona kaloj një verë të tërë në përgatitje për shtator. Sot, erdh dhe më tha: ‘Reforma u bë!’.”

Abdixhiku bëri të ditur se nga 1 shtatori, në shkollat “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Nazim Gafurri”, “Shkolla e Gjelbër” e “Qamil Batalli” do të nisë mësimi gjithëditor.

“Dy javë nga sot, nga 1 shtatori, për herë të parë në hisotrinë e tyre, shkollat ikonike të kryeqytetit, ‘Faik Konica’, ‘Xhemail Mustafa’, ‘Nazim Gafurri’, ‘Shkolla e Gjelbër’ e ‘Qamil Batalli’, do të jenë shkolla të fëmijëve të klasave 1 deri në 5, me mësim gjithëditor. 3 mijë fëmijë, 6 mijë prindër e 6 mijë familje, do të gjejnë kujdesin publik që mendon për ta e për të gjithë!”

Ai tha se vitin e ardhshëm do të shtohet numri i këtyre shkollave, ndërsa shtoi se “Rruga e Re” synon që këtë model ta aplikojë në tërë Kosovën.

“Vitin e ardhshëm do të shtohen dhe po aq shkolla të tjera. E në programin tonë politik ‘Rruga e Re’, ky model do të adoptohet në tërë Kosovën. Sepse e pamundur nuk është asgjë. Sepse njerëzit e mirë e të zot, në vende e rrethana të duhura, bëjnë punë të mëdha. Aso që përcaktojnë fatin e breznive të tjera, aso që lehtësojnë jetën e familjeve kosovare, aso që bëjnë ndryshime të mëdha.”

 

 

Postimi i plotë:

REFORMA E JEHONËS

‘Kam një ide’ – më tha,. ‘Aspak e lehtë por mund t’ia dal’. Dhe nisi shpjegimin me plot bindje.

Ishte muaji shkurt. Vetëm 6 muaj më parë. Jehona sapo ishte emëruar nënkryetare dhe drejtoreshë për arsim në kryeqytet. Në takimin e parë që patëm, më foli me aq pasion e me aq shumë besim për një ide, të guximshme, që kishte.

Fëmijët në shkollat tona publike qëndrojnë vetëm katër orë. Në disa shkolla këto katër orë mbahen edhe në ndërrime të mbrëmjes. Në të gjitha shkollat, pas vetëm katër orëve, fëmijët lirohen. Prindërit e tyre duhet t’i lënë punët që kanë, të marrin fëmijët, të gjejnë kujdestarë, t’i lënë fëmijët tek ta. Për disa prindër, kryesisht nëna, ky obligim ishte profesion i plotë; prandaj dhe s’gjenin punë fare. Pra asgjë skishte kuptim!

‘Dua të bëjë diçka rrënjësore. Dhe atë para shtatorit’ – vazhdoj.

Jehona kishte tjetër ide. Ajo donte mësimin gjithëditor për fëmijë. Fëmijë që rrinë në shkollë, si çdo fëmijë tjetër në Evropë! Donte t’i bënte fëmijët e klasave 1-5, ata më të vegjlit dhe më të ndjeshimit, bashkë në shkolla të njëjta. Në Reformën e Jehonës, ata do të nisin mësimin në ora 8:00. Në ora 12:00, nuk do të liheshin të lirë, por do të hanin drekë – në shkollë. Nga aty deri në ora 15:00 do t’i bënin detyrat e shtëpisë siç dhe do t’i bënin aktivitetet sportive e kulturore.

Për të bërë këtë, disa shkolla duhej bashkuar, disa të tjera duhej ndarë e bartur, të gjitha duhej rinovuar në tërësi. Shkollat, mbi të gjitha, duhej pajisur me kuzhina të reja, korridoret me rafte për secilën fëmijë, kujdestarët mësimdhënës të shtoheshin në punë, e mbi të gjitha, të zhvilloheshin konsultime me prindër, mësimdhënës e akterë – të gjitha para shtatorit.

Dukej e pamundur!

Jehona nuk kaloj verën në vëzhgim të kërcimeve dallëndyshe në Ujman.

Ajo zhvilloj konsultime me prindër. Bashkoj mësimdhënësit. Kontraktoj renovues, inspektoj çdo ditë kuzhinat e reja ku do të shërbehej ushqim cilësor për fëmijë. Jehona kaloj një verë të tërë në përgatitje për shtator.

Sot, erdh dhe më tha: ‘Reforma u bë!’.

Dy javë nga sot, nga 1 shtatori, për herë të parë në hisotrinë e tyre, shkollat ikonike të kryeqytetit, ‘Faik Konica’, ‘Xhemail Mustafa’, ‘Nazim Gafurri’, ‘Shkolla e Gjelbër’ e ‘Qamil Batalli’, do të jenë shkolla të fëmijëve të klasave 1 deri në 5, me mësim gjithëditor. 3 mijë fëmijë, 6 mijë prindër e 6 mijë familje, do të gjejnë kujdesin publik që mendon për ta e për të gjithë!

Vitin e ardhshëm do të shtohen dhe po aq shkolla të tjera. E në programin tonë politik ‘Rruga e Re’, ky model do të adoptohet në tërë Kosovën. Sepse e pamundur nuk është asgjë. Sepse njerëzit e mirë e të zot, në vende e rrethana të duhura, bëjnë punë të mëdha. Aso që përcaktojnë fatin e breznive të tjera, aso që lehtësojnë jetën e familjeve kosovare, aso që bëjnë ndryshime të mëdha.

Jehona është e tillë.
Reforma e Jehonës është e tillë.
Ajo për vetëm 6 muaj arriti të bëjë një ndryshim sa të bukur aq dhe të guximshëm.

Ky është modeli ynë!

Shpërndaje në: