Meshkujve u duhet më shumë kohë për ta marrë veten nga ndarja

Meshkujve u duhet më shumë kohë për ta marrë veten nga ndarja

Nëse je edhe ti ndonjë nga ata që mbyllen në shtëpi për të parë ndonjë film romantik dhe nuk pushon së qari, ku lidhja në film përfundon, mos mendo se je i vetmi.

Edhe meshkujt qajnë dhe mbi të gjitha, kanë nevojë për më tepër kohë për ta kaluar një ndarje.

Sipas një studimi antropologjik të bërë në Universitetin e Binghamtonit, femrat vuajnë më shumë pas një ndarjeje, por e marrin veten më shpejt se sa meshkujt. Ndërsa meshkujt, edhe pse e vazhdojnë jetën sikur asgjë të mos ketë ndodhur, e vrasin më shumë mendjen pas ndarjes dhe duan më shumë kohë ta marrin veten.

Për ta është më e vështirë të rinisin një marrëdhënie tjetër.“Meshkujt e shohin gjithçka si çështje të lidhur personalisht me vetë ata dhe ndaj duan më tepër kohë ta marrin veten. Ata mendojnë se nuk janë ata të mjaftueshëm dhe përpiqen për shumë kohë të ndreqin gabimet që mund të mos i bëjnë ata “perfektë” në sytë e të tjerëve, shkruan bota.al.

Vetëm pas shumë kohësh, ata arrijnë ta kuptojnë vërtet se ishte thjesht momenti kur ajo marrëdhënie duhej të përfundonte dhe nuk e shohin si diçka personale. Vetëm në këtë moment ata kuptojnë se duhet të nisin një marrëdhënie tjetër për të zëvendësuar kujtimet e lidhjes së mëparshme”, ka thënë drejtuesi i këtij studimi.

Kjo është arsyeja se pse meshkujt reagojnë në një mënyrë vetëshkatërruese, kur marrëdhënia e tyre merr fund. Koha e tyre “e zisë” mund të zgjasë me vite të tëra!

Shpërndaje në: