Meshkujt që pinë nga dy kafe në ditë, kanë 42% më pak shanse të vuajnë nga impotenca

Meshkujt që pinë nga dy kafe në ditë, kanë 42% më pak shanse të vuajnë nga impotenca

Studimi i ri zbulon se meshkujt që pinë së paku dy gota kafe në ditë, kanë më pak shanse të vuajnë nga humbja e ereksionit të organit gjenital.

Sipas të dhënave nga NHS, një filxhan e kafes së shpejtë përmban 100 mg kafeinë, përderisa një filxhan me kafe të zakonshme përmban 140 mg kafeinë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, një gotë çaj apo një gotë me lëng të gazuar, përmban 75mg, respektivisht 40 mg.

Hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt që pinë mes 85mg dhe 170mg në ditë kafeinë, janë 42 për qind më pak të rrezikuar nga impotenca.

Madje, edhe meshkujt që vuajnë nga mbipesha apo presioni i lartë i gjakut – shkaktar në mosfunksionimin si duhet të penisit – kanë më shumë mundësi seksuale, nëse pijë kafe.

Për fat të keq, kafeina nuk ndihmon tek meshkujt që vuajnë nga diabeti.

Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit, kanë zbuluar se kafeina nxitë një seri efektesh qetësuese, që ndihmojnë në relaksimin e arteries në penis dhe rrisin rrjedhën e gjakut.

 

Shpërndaje në: