Meshkujt nuk dobësohen se kanë turp të porosisin sallatë, e thotë studimi

Meshkujt nuk dobësohen se kanë turp të porosisin sallatë, e thotë studimi

Meshkujt nuk arrijnë të humbasin peshë sepse kanë turp që ti thonë “Jo” birrës dhe të porosisin sallatë, tregon një studim i ri.

Frika se mos tallen për zgjedhjet e shëndetshme shkakton mbipeshë tek meshkujt, të cilët i heqin shumë me vështirësi kilogramët e tepërt, sidomos ato të Vitit të Ri.

Rreth 80% e meshkujve të anketuar thanë se kishin turp që të zgjedhin pije të lehta dhe të porosisin ushqime të shëndetshme pasi miqtë mund ti tallnin.

Kompania “Weight Watchers” që bëri anketimin tha nga 2 mijë të rritur, 90% thanë se do humbasin peshë gjatë 2019, por vetëm 10% ia dolën.

/Ora News.tv/

 

Shpërndaje në: