Meshkujt me mjekra janë partnerë më të mirë
Posa ta kemi përfunduar shkollën e mesme dhe djemtë ta kenë kaluar fazën e mjekrave të çuditshme, të gjithë fillojmë ta vlerësojmë një mjekër të mirë.
Mjekra e mirë i bën meshkujt të duken më seksi, e posaçërisht kur e mirëmbajnë atë me krema dhe qethje të rregullta.
Por, përse meshkujt me mjekër janë më seksi në sytë e femrave?
Epo, falë një studimi të udhëhequr nga Barnaby Dixson në universitetin Queensland, tani e dimë këtë përgjigje.
Studimi, i cili është publikuar në ‘Journal of Evolutionary Biology’, ka analizuar lidhjen mes mjekrës së meshkujve dhe asaj se si lidhet kjo me gjykimin e grave se a është një mashkull partner potencial apo jo.
Dhe, siç duket zonjat më shumë i preferojnë meshkujt me mjekra për lidhje afatgjate.
Nga 8,520 femra të anketuara për këtë studim, që të gjitha kanë shfaqur preferenca për meshkujt me mjekër.
Veç kësaj, meshkujt me mjekra më të mëdha konsiderohen më shumë si partner për t’u martuar.
Me fjalë tjera, të pasurit mjekër është shenjë për vajzat se mashkulli ka një përzierje të mirë të karakteristikave mashkullore dhe femërore, çfarë edhe e bën atë të përsosur.
Femrat nuk joshen nga meshkujt që janë shumë femëror – mendoni meshkujt me zë femëror apo pa asnjë qime në fytyrë – por ato nuk joshen as nga meshkujt shumë mashkullorë.