Meshkujt me fytyra “burrërore” janë më të prirë të tradhtojnë

Meshkujt me fytyra “burrërore” janë më të prirë të tradhtojnë

Nëse një mashkull ka më shumë karakteristika “burrërore” në fytyrë, atëherë ai është më i prirë ta tradhtojë partneren, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me karakteristika si mjekra e fortë dhe buzët e holla janë më të prirë të jenë të pabesë, e madje edhe t’i vjedhin të dashurat e meshkujve tjerë.

Në këtë studim, 299 meshkujve dhe 452 femrave u ishte kërkuar të shikonin fotografi të meshkujve dhe t’i renditnin në një shkallë prej 1 deri në 10 se sa të prirë dukeshin për të tradhtuar.

Meshkujt e fotografuar gjithashtu ishin pyetur t’i vlerësojnë sjelljet e tyre, më saktësisht se sa shumë i “vjedhin” të dashurat e meshkujve tjerë.

Rezultatet kanë treguar se vlerësimet e meshkujve dhe femrave ishin përshtatur me ato që meshkujt e fotografuar i kishin thënë për vetveten.

Pra, meshkujt me karakteristika më burrërore e kishin pranuar se janë më të prirë të tradhtojnë.

Shpërndaje në: