Meshkujt janë më të prirë të kërkojnë rritje rroge

Meshkujt janë më të prirë të kërkojnë rritje rroge
Megjithëse vazhdojnë kampanjat për luftën kundër diskriminimit gjinor në rrogë, një anketim i ri ka zbuluar se meshkujt janë më të prirë sesa femrat të kërkojnë rritje.

Dy nga tre meshkuj të anketuar nga “CV-Library” kanë thënë se nuk e kanë problem t’i kërkojnë shefit rritje rroge, krahasuar me vetëm një në pesë femra, të cilat është zbuluar se janë më të brengosura për ta negociuar orarin e punës sesa rrogën.

Më shumë se gjysma e femrave të anketuara (55.1%) kanë thënë se asnjëherë nuk e kanë negociuar rrogën, krahasuar me vetëm 40% të meshkujve.

Anketimi po ashtu ka zbuluar se kur dy gjinitë kërkojnë rritje rroge, meshkujt janë më të prirë të negociojnë për rritje më të madhe të rrogës sesa femrat.

Autorët e studimit thonë se në kohët e sotme, është brengosëse fakti se ende ekzistojnë femra të cilat e kanë problem të negociojnë në vend të punës.

Qoftë nëse është fjala për rrogën, orarin apo pozitën që kanë, është e rëndësishme që femrat ta mbledhin guximin për të folur me shefin rreth nevojave që i kanë.

Shpërndaje në: