Meshkujt duhet të heqin dorë nga alkooli nëse tentojnë të kenë fëmijë

Meshkujt duhet të heqin dorë nga alkooli nëse tentojnë të kenë fëmijë

Meshkujt duhet të heqin dorë nga alkooli 6 muaj para se të fillojnë të provojnë për fëmijë.

Një studim ka treguar se nëse një çift është duke tentuar të bëjë fëmijë, janë meshkujt që fillimisht duhet të heqin dorë nga alkooli. Arsyeja qëndron në atë se fëmija mund të rrezikohet nga sëmundjet e zemrës e konkretisht nga infarkti.

Ky studim ka përfshirë më shumë se 340 mijë lindje, dhe kanë gjetur se meshkujt të cilët kanë pirë alkool para shtatzënisë së gruas, e kanë futur fëmijën në rrezik për vdekje, raporton “Daily Mail”.

Meshkujt të cilët rregullisht kanë konsumuar sasi të madhe të alkoolit 3 muaj para shtatzënisë, kanë pasur 42% gjasa për ta futur fëmijën e tyre në një rrezik më të lartë për të pasur defekt me zemër, në krahasim me ata të cilët nuk kanë pirë.

Tani këta studiues kanë lutur dhe këshilluar prindërit, konkretisht meshkujt që mos të pinë alkool të paktën 6 muaj para se të provoni të bëni fëmijë.

Sëmundjet e zemrës janë defekte shumë të zakonshme që ndodhin gjatë lindjes, duke i prekur pothuajse 8% të lindjeve në çdo vit. Kjo gjendje, është shkaktare e vdekjeve të fëmijëve në javën e parë pas lindjes.

Shpërndaje në: