Mesfushori shqiptar prezantohet te skuadra e njohur turke
Uerdi Mara është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri në radhët e ekipit turk, Ankara Keçiörengücü.
Ashtu siç lajmëroi Supersport një ditë më parë, ish-lojtari i Skënderbeut do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë ndërsa tashmë do të aktivizohet me skuadrën e Ligës së Parë turke, me ambicien për të arritur sa më shpejt elitën.
23-vjeçari ka firmosur një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur për tre vite me klubin Ankara Keçiörengücü, ndërsa në këtë skuadër, Mara do të bashkohet me ish-lojtarin e Partizanit, Jurgen Bardhi që gjithashtu është një prurje e re në klubin turk. Sakaq, me Ankara Keçiörengücü aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Arb Manaj./SS/