Mesfushori që i bën të gjitha, vjedh topa e shënon gola, ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit
Këto ditë është raportuar se Lorik Emini ka pranuar ftesën nga Kosova dhe do të luajë në ndeshjen miqësore në qershor.
Emini është 21 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ku ka bërë paraqitje të mira për skuadrën e Luzernit këtë edicion.
Ai e ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një postimi në Instagram:
Ai këtë sezon ka regjistruar 27 paraqitje për skuadrën e tij por nuk ka arritur të shënojë gol.
Lojtari edhe pse nuk ka shënuar këtë sezon, prap se prap është shumë premtues dhe në videon e mëposhtme mund të shini duke e realizur një gol sezonin e kaluar, ku Loriki rrëmben topin e shërben mirë bashkë-lojtarin, niset në sulm dhe në fund e finalizon aksionin që e kishte ndërtuar vetë./Periskopi
Ja goli:
Lorik Emini pic.twitter.com/CTvseaEcxe
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) July 19, 2020