Mesfushori i Villarrealit i frikësuar: ‘Anfield’ është ferri, Liverpool do të tentojnë të na vrasin

Mesfushori i Villarrealit i frikësuar: ‘Anfield’ është ferri, Liverpool do të tentojnë të na vrasin

Capoue ka paralajmëruar skuadrën e tij para ndeshjes ndaj Liverpool.

Villarreal do të ketë sonte një prej ndeshjeve më të vështira të këtij sezoni, kur duhet të zbresë në ‘Anfield’ për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Capoue ka folur para ndeshjes duke thënë se do të luajnë në ‘Anfield’, që për kundërshtarët është një ferr. Ai beson se Liverpool do të synojë shfrytëzimin e kësaj situate dhe ta ‘vrasë’ Villarrealin.

“Anfield është ferri. Duhet të thuash ashtu siç është. Është ferr”, ka thënë 33 vjeçari.

“Ata nuk ndalen kurrë. Të nxitojnë gjithë kohën, duan të shënojnë gola, dhe edhe kur shënojnë, vazhdojnë. Ata duan të nokautojnë. Nuk ju intereson kush është para tyre. Duan të vrasin të gjithë”, ishin fjalët e Etienne Capoue.

Capoue më parë është aktivizuar në Premier League dhe e ka terren të njohur ‘Anfield’. Mbetet të shihet se si ai me shokë do t’ia dalin sonte, në ndeshjen që nis në ora 21:00.

Shpërndaje në: