Mesfushori i Anglisë shkon me valixhe të zbrazët në Katar, thotë se do ta merr me vete trofeun e Kupës së Botës

Mesfushori i Anglisë shkon me valixhe të zbrazët në Katar, thotë se do ta merr me vete trofeun e Kupës së Botës

Kombëtarja e Anglisë tashmë është akomoduar në Katar para fillimit të Kupës së Botës që nis me 20 nëtor.

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice në moment kur ka udhëtuar drejt Katarit me vete ka marr edhe në valixhe të zbrazët, kjo për t’ia bërë një vend trofeut të Kupës së Botës në rast se e fitojnë, përcjellë Periskopi.

Mesfushori 23-vjeçar, i cili fitoi një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të trajnerit, Gareth Southgate pas një fillimi fantastic të sezonit me skuadrën e West Ham, mendon qartë se vendi i tij ka një shans të mirë për të fituar kompeticionin e këtij viti.

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice dhe valixhja tij e zbrazët që e ruan për trofeun e Kupës së Botës…

Pasi mbërriti në St George’s Park – shtëpia e të gjitha 27 skuadrave kombëtare të Anglisë – Rice doli nga makina e tij dhe u largua drejt bagazhit, ku shoferi ndihmoi me bagazhin e tij.

“Nuk ka asgjë në atë. Kjo është një rezervë,” i tha Rice shoferit, “Shpresoj se do ta sjell në shtëpi trofeun në këtë”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: