Mesazhi i Guardiolas për Sergio Aguero
Barcelona ka njoftuar dje se Sergio Aguero do të jetë jashtë fushave për tre muaj, pas problemeve me aritmi.
Aguero u obligua të linte në gjysmë ndeshjen ndaj Alaves, pasi ndjeu probleme në zemër. Ekzaminimet e mëtutjeshme treguan se lojtari duhet t’iu largohet fushave për tre muaj.
Lidhur me këtë rast foli së fundmi edhe ish trajneri i tij te Manchester City, Pep Guardiola, i cili bëri të ditur se ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe tha se ky është një lajm i rëndë.
“Bisedova me agjentin e Aguero. Ky është lajm i rëndë për të dhe njerëzit e tij të afërm. I dëshiroj të gjitha të mirat, shërim të mirë, pa marrë parasysh kohës”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti. Ai është në duar të mira. Dhe, nëse është e mundur, ta lënë përsëri të luajë. Nëse jo, shijoje jetën dhe të gjitha që ke bërë. Ne i dëshirojmë atij më të mirën dhe ai e di se jemi afër tij”, shtoi trajneri.
Sergio Aguero luante nën urdhrat e Pep Guardiola te Manchester City, para se të kalonte te Barcelona./ Periskopi/