Mesazhi emocionues i gruas e cila i kishte mbijetuar dy herë kancerit (Foto)

Mesazhi emocionues i gruas e cila i kishte mbijetuar dy herë kancerit (Foto)

“Asnjëherë në një milion vjet nuk mendoj se në moshën 24 vjeç do të kisha arritur ëndrrën time më të madhe”, u shpreh Montana Brown e cila i kishte mbijetuar sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit.

Një grua 24-vjeçare që dy herë mundi kancerin, është bërë infermiere në spitalin që ajo më herët ishte trajtuar, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Montana Brown filloi të punonte si një infermiere pediatrike në ‘Atlanta Health Children’s’ të Gjorgjias.

Ajo u diagnostikua fillimisht me kancer në moshën dy vjeçare dhe përsëri kur ishte 15 vjeç.

https://www.facebook.com/montana.brown.821/posts/1685051764872630

Pas ditës së saj të parë në rolin e saj të ri, Brown ndau emocionet me miqtë dhe familjen në një postim në Facebook.

“Unë vetëm dua të marr një minutë për të thënë FALEMINDERIT për të gjithë ata që më thirrën dhe më shkruajtën sot”, shkruante ajo.

https://www.facebook.com/ChildrensHealthcareofAtlanta/posts/10155613765698186

Brown shpjegoi se sa e lumtur ishte të shihte simbolin e saj dhe të shihte logon e Health Care Atlanta, duke pranuar se ajo kishte qarë më lot në sy.

“Unë jam kaq e tronditur nga kjo jetë e mrekullueshme që Perëndia ka zgjedhur për të më dhënë. Për një milion vjet nuk mendoj se në moshën 24 vjeç do të kisha arritur ëndrrën time më të madhe dhe të egër”, shkruajti ajo.

Postimi i saj u prit me një grumbull komentesh, duke lavdëruar punën e saj të re.

Më shumë se 30 fëmijë britanikë diagnostikohen me kancer çdo javë./Periskopi/

Shpërndaje në: