Mes skandalit të madh, Facebook-u nxjerr opsionin për të fshirë historinë e kërkimeve

Mes skandalit të madh, Facebook-u nxjerr opsionin për të fshirë historinë e kërkimeve

Opsioni i ri, që iu mundëson përdoruesve të fshijnë “atë që kanë klikuar” dhe “faqet e internetit që kanë vizituar’ është nxjerrë në kohën kur Zuckerbergu po përballet me kritika të shumta

Mark Zuckerbergu ka shpalosur një opsion të ri privatësie të Facebook-ut që quhet ‘fshije historinë’ [clear history] në konferencën vjetore të kompanisë derisa ka pranuar se nuk ka ‘përgjigjje mjaftueshëm të qarta’ rreth kontrollit të të dhënave kur së fundi dëshmoi para kongresit – përcjell Periskopi.

Drejtori i kësaj kompanie e lajmëroi opsionin e ri të martën, duke e përshkruas si një ‘opsion të thjeshtë për të fshirë historinë e kërkimeve në Facebook – atë që keni klikuar, faqet që keni vizituar, e kështu më radhë”. Kjo lëvizje bëhet në kohën kur Zuckerbergu po ndeshet me reklamat më të këqija ndaj kompanisë së tij në këto 14 vite ekzistencë.

Pas raportimeve të Observerit dhe Guardianit në mars që zbulonin se të dhënat personale të miliona amerikanëve ishin përdorur në mënyrë të papërshtatshme nga konsulentja politike e Facebook-ut, Cambridge Analytica, kompania e Zuckerbergut ka qenë vazhdimisht në defanzivë dhe ka humbur miliona para.

Muajin e kaluar Zuckerbergu madje u përball me Kongresin amerikan në Washington DC. /Periskopi

Shpërndaje në: