Mërzitje dhe (pak) melankoli gjatë festave: Pse ndodh dhe ç’duhet të bëni

Mërzitje dhe (pak) melankoli gjatë festave: Pse ndodh dhe ç’duhet të bëni

Pushimet dimërore mund të sjellin në sipërfaqe një mori ndjenjash: Nostalgji për recetën e gjelit të detit nga nëna juaj, gëzim për të parë fytyrat e qeshura të familjes, mendime të trishta nga vitet e kaluara, vetmi apo edhe hidhërim.

Nëse ndiheni të trishtuar gjatë pushimeve, nuk jeni vetëm.

“Pushimet mund të shërbejnë si një kujtesë e fortë se gjërat në jetën tonë nuk janë aty ku duam ose presim që të jenë “, thotë Dr. Victoria Chialy Smith, një psikologe e licencuar klinike. “Ne mund të ndjejmë një larmi emocionesh përfshirë mall, pendim, zemërim, trishtim etj”.

Jepini vetes leje për të ndjerë!

Smith thotë se ndjenjat që zgjojnë festat e fundvitit janë të kupteshme. Ndoshta keni përjetuar një humbje që e bën edhe më të vështirë këtë periudhë, ndoshta pritshmëritë financiare nuk janë aty ku prisnit etj.

Për më tepër, këtë vit, ju mund të mos keni mundësinë të ritakoheni me njerëzit e zemrës. Smith thotë se është e rëndësishme para së gjithash, t’i jepni leje vetes për ta ndjerë edhe trishtimin, edhe ndjesitë e tjera që keni.

“Takoni të gjitha këto emocione të vështira me dhembshuri”, thotë Smith. Ajo këshillon të qëndroni të mbështetur në të tashmen, kur një valë nostalgjie t’ju marrë. Mundohuni të qëndroni të lidhur me paqen e momentit aktual duke ndjerë frymëmarrjen tuaj ose atë që po ndodh rreth jush.”

Dr. Jo Eckler, psikologe klinik dhe autore librash thotë për Bustle se nuk duhet t’i shtypni ndjenjat tuaja. Ajo thekson se është më e vështirë të pretendoni se po kaloni një kohë të mrekullueshme festash, sesa t’i pranoni ndjenjat që keni.

Kini kujdes me krahasimet që bëni!

Eckler gjithashtu thekson se kjo kohë e vitit është “momenti ideal për të rënë në kurthin e krahasimin”. Ajo rekomandon të evitoni çdo lloj krahasimi.

“Ne shohim imazhe të familjeve që qeshin së bashku me pizhamat e kombinuara, duke u argëtuar dhe duke qeshur, ose çifte shumë të dashuruar. Edhe pse mund të kemi familjet tona ose partnerët tanë, ndonjëherë krahasimi me diçka (në dukje) aq perfekte, mund të sjellë ndjesi dëshpëruese.”

Kuptoni se një foto mund të tregojë shumë, por njëkohësisht mund të mos thotë asgjë.

Kujdesi për veten është çelësi!

Bëni çmos për të mos e izoluar veten nga njerëzit që ju duan. Nga ana tjetër, sigurohuni të kaloni momentet më të mira me veten tuaj. Kujdesuni për veten, siç do kujdeseshit për dikë që e doni shumë.

“Bilanci është thelbësor dhe po kaq thelbësor është kujdesi ndaj vetes.”

“Kujdesi për veten” përfshin dhe një gjumë të mirë, ngrënien e çod vakti, komunikimin me miqtë, 30 minuta në diell etj.

Provoni diçka të re!

Provoni të krijoni traditat tuaja. Nuk keni pse të përshtateni patjetër me standartet dhe prirjet tradicionale gjatë festave.

Shpërndaje në: