Mërzitja për fitoren e Ilirit dhe lënia e emisionit, Donaldi reagon me 1 foto
Në media kudo po përflitet për mërzitjen e Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e parë në “Big Brother VIP” dhe se ka anuluar emisionin “Më lër të flas”. Por duket se Donaldit nuk po i interesojnë aspak thashethemet.
Ai ka zgjedhur të ndajë një foto për fansat në Instagram duke pozuar me portretin e Ismail Qemalit të realizuar nga vetë ai në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Ismail Bej Vlora”, ka shkruar Donaldi përkrah fotos ku shfaqet i buzëqeshur.
Ky portret u shit gjatë spektaklit në ankand për 12.000 euro. Të ardhurat e kësaj pikture kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve me autizëm.