Mertens refuzoi kontratën e madhe nga Juventus për të kaluar te Galatasaray
Zëvendëspresidenti i Galatasaray-t, Erden Timur ka konfirmuar se Juventusi i ofroi Dries Mertens një kontratë 5 milionë euro, por ish-sulmuesi i Napolit refuzoi të tradhtonte klubin e tij të vjetër.
Mertens nënshkroi për skuadrën turke këtë javë dhe do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Italisë pas nëntë vitesh në Stadio Diego Armando Maradona.
Kishte raportime se Juve ishte përpjekur të merrte belgun si lojtar të lirë dhe ato tani janë konfirmuar nga Galatasaray.
“Juventusi i ofroi atij një kontratë me vlerë 5 milionë euro, e pashë me sytë e mi”, tha zëvendëspresidenti i Galatasaray, Erden Timur në faqen zyrtare të klubit.