Merrte 30-40 mijë dollarë për trafikimin e shqiptarëve drejtë SHBA-ve, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka arrestuar një 48 vjecar në Tiranë nën dyshimet se merrte 30 deri në 40 mijë dollarë për tëtrfikuar shqiptarë, drejtë SHBA`ve
Arrestohet një shtetas shqiptar i përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më datë 26.02.2025, Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore dhe me bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka depërtuar në një rrjet kriminal të akuzuar për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara.
Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020.