Merrni mësim: ‘Rizah Bllaca me Autotune’ përdhosë estradën e fiksuar pas bërllokut

Merrni mësim: ‘Rizah Bllaca me Autotune’ përdhosë estradën e fiksuar pas bërllokut

Muzika normale është shndrruar në luks të cilin njeriu duhet të heq shumë e të malltretohet ndërkohë me bërllok, për ta dëgjuar ndonjëherë aty-këtu.

Nëse ‘muzika normale’ qenka aq e vështirë të servohet për dëgjuesin, i cili duhet të shërbehet me këngë të vjetra që kanë mbetur në repertuarin e platformave të ndryshme ndaj të cilave jemi bërë skllevër modernë, imagjinoni sa e ‘pamundur’ është që të dëgjohet diçka që është vërtetë impresive, e që prekë ato standardet e atyre pak këngëve që realisht futemi në YouTube duke ua shkruar titullin për t’i dëgjuar me qejf, shkruan Periskopi.

Krejt çka dëgjon njeriu kur fillon të dalë dielli me rreze të fuqishme nga fundi i majit e fillimi i qershorit, janë këngë të L… në rregull, nuk po ua përmendim emrat se pastaj po lëndohen – po, dmth paguhen 10 mijë euro natën, i duan të gjithë, dhe nuk mund ta pranojnë një kritikë konkstruktive – e të tillëve të tjerë, të cilët e trajtojnë turmën si një fermë mjelëse, të cilëve u drejtohen sa herë kanë ndonjë problem financiar ose sa herë vjen vera, me ndonjë projekt nga i cili mund të mjelin të mira materiale duke ofruar produkte ‘bërllok’, nën arsyetimin ‘kështu po e kërkon masa’.

Në rregull, nuk duam fare ta sjellim në pah atë argumentin ‘artisti e vërtetë e drejton masën, e jo anasjelltas’ pasi dyshojmë se ata e besojnë këtë, por le ta diskutojmë pak ndarjen e biznesit dhe ‘bukës’ mes këngëtarëve – ngjashëm me bandat territoriale, që qarkullojnë biznesin nëpër territore të caktuara sipas marrëveshjes.

Me njërën anë e kemi masën mjelëse që dëgjojnë muzikë zbavitëse, hip-hop, R&B, pop, rock, e të tjera (të gjitha këto në thonjëza), ndërsa në anën tjetër masën e cila urren këto zhanre të lartëpërmendura, por që mjelet nga artistë të zhanrit popullore e të këngëve me tituj si ‘Miresevjen o Bajram’, ‘Zemra e Prindit’, ‘Vëllau për Motër’ e budallallëqe të tjera.

Është shumë e qartë… masa konsiderohet si një grumbull delesh, mbi të cilat eksperimentohet e provohen lloj-lloj degradime artistike, varësisht stinëve.

Sidoqoftë, ‘Rizah Bllaca me Autotune’ është një hap pozitiv drejt asaj nga dëshirojmë të drejtohemi dhe nga ku duhet të marrë pak inspirim estrada jonë e obsesionuar pas bërllokut.

Projekti i artistit Mak Zogaj, i njohur si kultivues i muzikës trap/soul, nuk është i mbuluar nga glamuri e femrat që bëjnë lëvizje andej-këndej me bikini, sikur është aq impresionuese ajo gjë, por është diçka e thjeshtë, e interpretuar me dinjitet dhe me vargje relativisht modeste, me ndonjë metafor të bukur nga momenti në moment si ‘po jetoj pa Stres sikur Noizy’, ose ‘s’pom han k** sikur burgu i grave’ e që nuk është për t’i shkuluar floktë nga entuziazmi, por është manual fillestar për estradën e bërllokut, dhe rikujtim se nuk qenka aq e vështirë pas së gjithash të bëhet ndonjë vepër artistike paksa më dinjitoze.

Për t’u vlerësuar oda mbi të cilën reflektohet titulli i këngës së Zogajt, teksa impresive janë pantollonat me yje përreth pjesës që krijon familje, por xhaketa është paksa ‘outdated’, na vjen keq Mak, kjo është huqja e vetme. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: